Arrestohet shtetasi turk në Prishtinë, iu sekuestrua botoks në vlerë të 150 mijë eurove

Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë të premten, pasi tek ai është gjetur një sasi  e materialit që përdoret në mjekësi (botoks). Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së

Arrestohet shtetasi turk në Prishtinë, iu sekuestrua botoks në vlerë të 150 mijë eurove

Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë të premten, pasi tek ai është gjetur një sasi  e materialit që përdoret në mjekësi (botoks).

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 mijë euro.

Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 11 mijë e 160 euro para kesh.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.