Arrestohet zyrtarisht presidenti i Koresë së Jugut; mbështetësit përfshihen në trazira
SEUL, Koreja e Jugut – Disa orë pasi Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol u arrestua zyrtarisht, duke shkaktuar trazira nga mbështetësit e tij, avokatët e tij thanë të dielën se ai mbetet sfidues në refuzimin e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me hetimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme muajin [...]Read More...

SEUL, Koreja e Jugut – Disa orë pasi Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol u arrestua zyrtarisht, duke shkaktuar trazira nga mbështetësit e tij, avokatët e tij thanë të dielën se ai mbetet sfidues në refuzimin e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me hetimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme muajin e kaluar.
Presidenti Yoon u arrestua zyrtarisht herët të dielën, disa ditë pasi u ndalua në kompleksin e tij presidencial në Seul. Ai përballet me mundësinë e dënimit me burg për vendosjen nga ana e tij të gjendjes së jashtëzakonshme, që shkaktoi krizën më serioze politike të vendit që nga demokratizimi i tij në fund të viteve 1980.
Arrestimi i Presidentit Yoon mund të shënojë fillimin e një periudhe të zgjatur në paraburgim, që mund të zgjasë me muaj të tërë, ose më shumë.