Arrihet marrëveshja, ylli i Real Madridit transferohet në Serie A

Arrihet marrëveshja, ylli i Real Madridit transferohet në Serie A

Goditje e madhe në “merkato” nga Udinese. Klubi italian ka arritur një marrëveshje verbale me David Alaban, me mbrojtësin austriak, ish-futbollistin e Real Madridit, që është tashmë shumë pranë transferimit te skuadra friulane.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos, tashmë mungojnë vetëm procedurat formale për ta përmbyllur operacionin dhe për ta zyrtarizuar transferimin, përcjell Express.

Alaba, i lindur në vitin 1992, është larguar nga Real Madridi si lojtar i lirë, pas një eksperience të jashtëzakonshme me klubin spanjoll dhe më herët me Bayern Munichun.

Në nivel individual, Alaba është shpallur 10 herë futbollisti austriak i vitit.

Me klubet e tij, mbrojtësi i ka fituar 4 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa të Evropës dhe 4 Champions League, ndërsa në Spanjë ka triumfuar edhe në La Liga, në Kupën e Mbretit dhe në Superkupën e Spanjës.

Me Bayern Munichun, ai i ka fituar gjithashtu 10 tituj të Bundesligës, 6 Kupa të Gjermanisë dhe 6 Superkupa të Gjermanisë.

Në total, bëhet fjalë për njërin prej futbollistëve më të trofeshëm të gjeneratës së tij.

Tash, pas aventurës së tij me Realin, David Alaba pritet ta nisë një kapitull të ri në karrierë në Serie A, me fanellën e Udineses.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.