Vdes zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, varrimi i saj bëhet sot

Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare zyrtarja policore Afërdita Hasan Kabashi, nga fshati Opterushë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor, ku familjarët dhe të afërmit kanë shprehur pikëllimin për humbjen e saj.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, pas namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Opterushë.
Familjes Kabashi, të afërmve, miqve dhe kolegëve të saj u janë shprehur ngushëllime të sinqerta.
U prehtë në paqe!
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



