Asllani në formacionin e javës në Itali

Mesfushori kuqezi kishte paraqitje fantastike ndaj Empoli-t The post Asllani në formacionin e javës në Itali appeared first on Albinfo.

Asllani në formacionin e javës në Itali

Kristjan Asllani është zgjedhur në formacionin e javës në Serie A, pas paraqitjes fantastike që bëri në fundjavë përballë Empolit, ku zikaltrit fituan me rezultatin 3-1.

Vlerësimi për Asllani është një moment frymëmarrje pas një lumi të gjatë kritikash që mori pas finales me Milanin në Superkupë, transmeton albinfo.ch.

“SofaScore” ka publikuar këtë të martë edhe formacionin më të mirë të javës së 21-të në Serie A dhe bie në sy se Asllani me Barellan përbëjnë mesin e fushës.

Nota 8.3 për Kristjanin që po tregon javë pas jave një rritje në lojë dhe përgjegjësi, duke përfituar nga dëmtimi i Calhanoglu-t dhe marrë besimin e Simone Inzaghi-t.

The post Asllani në formacionin e javës në Itali appeared first on Albinfo.