Associated Press kthehet në Shtëpinë e Bardhë/ Gjykata e quan shkelje të amendamentit të parë vendimin e Trump
Nje gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhëroi Administratën e Donald Trump që të trajtojë Agjencinë e Lajmeve Associated Press njësoj si mediat e tjera, pasi e kishte përjashtuar këtë agjenci nga mbulimi I ngjarjeve në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump kishte përjashtuar Associated Press nga mbulimi I ngjarjeve në Shtëpinë e Bardhë [...]Read More...

Nje gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhëroi Administratën e Donald Trump që të trajtojë Agjencinë e Lajmeve Associated Press njësoj si mediat e tjera, pasi e kishte përjashtuar këtë agjenci nga mbulimi I ngjarjeve në Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump kishte përjashtuar Associated Press nga mbulimi I ngjarjeve në Shtëpinë e Bardhë për shkak se kjo media amerikane në artikujt e saj I referohej Gjirit të Meksikës me po këtë emër, ndërsa Presidenti Amerikan ka vendosur ta quaj atë Gjiri I Amerikës.
Gjykatësi Trevor McFadden, i emëruar nga vetë Trump, e cilësoi përjashtimin si shkelje të Amendamentit të Parë të Kushtetutës per lirine e fjalës dhe theksoi se qeveria nuk mund të diskriminojë mediat për shkak të pikëpamjeve të tyre editoriale.
Associated Press kishte paditur administratën në shkurt, duke e cilësuar masën ndëshkim për qëndrimin e saj editorial. Vendimi i Gjykatës nuk do të hyjë në fuqi deri të dielën për ti dhënë mundësinë administratës Republikane që ta apelojë atë.
Zëdhënësja e Associated Press, Lauren Easton, e quajti vendimin “një fitore për lirinë e shtypit dhe të drejtën për të folur lirshëm pa ndëshkim nga qeveria.”
Gjykatësi Federal MC Fadden tha në vendimin e tij pro Associated Press se kjo agjenci lajmesh nuk po kërkonte trajtim të veçantë siç pretendonte Administrata Republikane./abcnews.al