Skandali i radhës i Listës Serbe: Mban tubim elektoral brenda objektit të universitetit paralel në veri të Kosovës
Lista Serbe ka shkaktuar një tjetër skandal në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke mbajtur një tubim parazgjedhor brenda ambienteve të Universitetit paralel tw Mitrovicës së Veriut. Ngjarja ka nxitur reagime nga një grup studentësh, të cilët e kanë dënuar ashpër politizimin e hapësirës universitare dhe shkeljen e autonomisë akademike. Fushata

Lista Serbe ka shkaktuar një tjetër skandal në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke mbajtur një tubim parazgjedhor brenda ambienteve të Universitetit paralel tw Mitrovicës së Veriut. Ngjarja ka nxitur reagime nga një grup studentësh, të cilët e kanë dënuar ashpër politizimin e hapësirës universitare dhe shkeljen e autonomisë akademike.
Fushata e Listës Serbe filloi zyrtarisht më 12 shtator, fillimisht me një fjalim në mesnatë dhe më pas me një tribunë të organizuar në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë. Në këtë tubim morën pjesë drejtues të lartë të partisë dhe mbështetës të saj, ndërsa ambienti ishte i mbushur me postera partiakë, përfshirë edhe një transparent qendror me mbishkrimin „Të gjithë për vëllain Milan“, duke iu freferuar kwshtu terroristit Milan Radoiciq.
Një grup studentësh të këtij universiteti, të njohur për mbështetjen dhe organizimin e protestave studentore edhe në Serbinë qendrore, kanë reaguar me një deklaratë publike të lëshuar mbrëmjen pas ngjarjes, raporton Kossev.
„Sipas raportimeve të mediave, më 12 shtator, Lista Serbe ka mbajtur një tribunë parazgjedhore në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë, me praninë e udhëheqësisë partiake dhe mesazhe të hapura politike“, thuhet në deklaratën e studentëve.
Sipas tyre, kjo ngjarje është dëshmi e gjendjes në të cilën ndodhen institucionet serbe në Kosovë – të zhveshura nga funksioni publik dhe të instrumentalizuara për interesa partiake.
„Universiteti është vend i mendimit të lirë, shkencës dhe dijes – jo i betejave partiake“, theksojnë studentët, duke shtuar se përdorimi i amfiteatrove dhe klasave për tubime parazgjedhore është fyes për dinjitetin e studentëve dhe profesorëve, dhe minon parimet themelore të autonomisë universitare.
„Është e turpshme që institucioni përdoret për propagandë partiake. Universiteti nuk është dhe nuk duhet të jetë vegël e partive politike. Ai i përket studentëve, profesorëve dhe shkencës – jo Listës Serbe apo ndonjë partie tjetër“, përfundon deklarata e studentëve.