Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false

Te shtetasi shqiptar është gjetur një patentë shoferi e Shqipërisë, totalisht e falsifikuar dhe një tjetër, polake, që ishte në emër të tjetërkujt The post Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false appeared first on Albinfo.

Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false

Më 24 mars, policia u informua se një patrullë doganore në Haid (Austri) kishte ndaluar një shtetas të dyshuar shqiptar dhe se patenta shqiptare e shoferit e treguar nga ai me siguri ishte një falsifikim total. Pas kësaj, policia ka kontrolluar personin në fjalë dhe e ka arrestuar, transmeton albinfo.at.

Gjatë kontrollit nga komisariati i autostradës Haid, tek ai është gjetur edhe një tjetër patentë shoferi, kësaj here patent polak, gjithashtu i falsifikuar dhe që kishte për bartës një person tjetër. Shoferi, një shtetas shqiptar 20 vjeç, nuk ka mundur të tregojë asnjë dokument identifikimi të vlefshëm dhe është arrestuar përkohësisht, shkruan meinbezirck.at.

Pas marrjes në pyetje dhe kontrollit nga policia nacionale – me ndihmën e atasheut përgjegjës në Shqipëri – u arrit të sqarohej identiteti i tij në masë pothuajse të plotë.

Personi në fjalë nuk ishte në gjendje të identifikohej me ndonjë dokument të vërtetë, të vlefshëm, dhe për këtë arsye  u arrestua përkohësisht në përputhje me dispozitat e Aktit të Policisë së të Huajve dhe u dorëzua në Policinë e të Huajve të Welsit.

Ai do të raportohet në prokurorinë publike të Linzit dhe në administratën e qarkut Linz-Land.

The post Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false appeared first on Albinfo.