Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë

Pas vendimit të koalicionit për të përfshirë infermierët në rregulloren e punës së rëndë në Austri, thirrjet për zgjerimin e kësaj mase janë shtuar ndjeshëm. Kryqi i Kuq dhe Shoqata Mjekësore kërkojnë që qeveria të mos ndalet vetëm te kujdestarët, por të përfshijë edhe grupe të tjera profesionale që kryejnë punë të lodhshme fizikisht dhe […] The post Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë appeared first on Albinfo.

Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë

Pas vendimit të koalicionit për të përfshirë infermierët në rregulloren e punës së rëndë në Austri, thirrjet për zgjerimin e kësaj mase janë shtuar ndjeshëm. Kryqi i Kuq dhe Shoqata Mjekësore kërkojnë që qeveria të mos ndalet vetëm te kujdestarët, por të përfshijë edhe grupe të tjera profesionale që kryejnë punë të lodhshme fizikisht dhe psikologjikisht, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Ministrja e Çështjeve Sociale, Korinna Schumann (SPÖ), e cilësoi këtë hap si një “shenjë respekti” për infermierët dhe një “arritje të madhe”, duke theksuar rëndësinë e njohjes së stresit fizik dhe emocional në këtë profesion. Megjithatë, sipas Shoqatës Mjekësore, dallimi ndërmjet mjekëve të spitaleve dhe infermierëve në klasifikimin e punës së rëndë është i padrejtë dhe i paarsyeshëm. “Njëri nuk mund të punojë pa tjetrin”, tha përfaqësuesi i Shoqatës, Harald Mayer, në një intervistë për programin Ö1 të premten.

Një kërkesë të ngjashme ka paraqitur edhe Kryqi i Kuq. Presidenti Gerald Schöpfer theksoi se stresi fizik dhe psikologjik në shërbimin e shpëtimit është shpesh i nënvlerësuar, dhe e mbështeti këtë thirrje me një peticion që tashmë ka mbledhur pothuajse 9000 nënshkrime, transmeton albinfo.ch.

Sindikata e Punonjësve Privatë (GPA) gjithashtu kërkon zgjerim të mëtejshëm. Kryetarja Barbara Teiber apeloi që rregullorja të përfshijë edhe punonjësit që kujdesen për persona me aftësi të kufizuara, si dhe ata që punojnë në shërbimet mobile të kujdesit dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve.

Nga ana e saj, Ministria e Çështjeve Sociale deklaroi se është e vetëdijshme për vështirësitë që përballojnë shumë grupe profesionale dhe premtoi shqyrtimin e të gjithë Ordinancës së Punës së Rëndë, megjithatë rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2026.

Ndërkohë, zëdhënësi i të Gjelbërve për çështjet e shëndetësisë, Ralph Schallmeiner, kërkoi që rregulloret të bëhen realisht të arritshme dhe të përmirësohen kushtet e përditshme të punës për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Ai paralajmëroi se shumë profesionistë largohen nga sektori për shkak të ngarkesës së madhe fizike dhe kushteve jo të favorshme të punës, transmeton albinfo.ch.

The post Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë appeared first on Albinfo.