Austri: Hyn në fuqi rregullorja që lehtëson konvertimin e patent-shoferëve të Kosovës
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se nga data 1 mars, ka hyrë në fuqi rregullorja e re, dhe faqja zyrtare e autoriteteve austriake është përditësuar, duke përfshirë Republikën e Kosovës dhe Shqipërinë në listën e vendeve, shtetasit e të cilave nuk kanë më nevojë të japin provim praktik për […] The post Austri: Hyn në fuqi rregullorja që lehtëson konvertimin e patent-shoferëve të Kosovës appeared first on Albinfo.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se nga data 1 mars, ka hyrë në fuqi rregullorja e re, dhe faqja zyrtare e autoriteteve austriake është përditësuar, duke përfshirë Republikën e Kosovës dhe Shqipërinë në listën e vendeve, shtetasit e të cilave nuk kanë më nevojë të japin provim praktik për konvertimin e patentës së shoferit në Austri.
“Patentë-shoferët e lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës tani mund të konvertohen pa detyrimin për provimin praktik. Ky lehtësim vlen për të gjitha kategoritë e patentave të shoferit”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.at.
Në këtë link që ju drejton tek faqja zyrtare e autoriteteve austriake mund të gjeni detajet e procesit: https://www.oesterreich.gv.at/themen/persoenliche_dokumente_und_bestaetigungen/fuehrerschein/3/Seite.040500.html?fbclid=IwY2xjawIyh7tleHRuA2FlbQIxMAABHXaOi7t1PNayfDOsJISzseFyKDOJqJ0mU9qnLmJUb92pnS8TSv6K_m5blQ_aem_me9lbsfPpr3tYKuFDtRsVA#AllgemeineInformationen
The post Austri: Hyn në fuqi rregullorja që lehtëson konvertimin e patent-shoferëve të Kosovës appeared first on Albinfo.