Austri: Testi i ADN-së zbulon kosovarin e dyshuar për plaçkitje
37-vjeçari kosovar, i cili tashmë ka një urdhër-arresti evropian kundër tij, tani kërkohet edhe për një vjedhje në Werdenweng The post Austri: Testi i ADN-së zbulon kosovarin e dyshuar për plaçkitje appeared first on Albinfo.

Më 19 gusht 2024, autorë të panjohur kishin hyrë për të plaçkitur, në një ndërtesë zyresh në Werdenweng (Pongau). Aty kanë thyer një kasafortë dhe kanë vjedhur më shumë se 10 mijë euro para “cash”.
Tashmë hetimet e kanë çuar policinë te një kosovar 37-vjeçar, transmeton albinfo.at.
37-vjeçari kosovar, i cili tashmë ka një urdhër-arresti evropian kundër tij, tani kërkohet edhe për një vjedhje në Werdenweng, shkruan salzburg24.at
Sipas policisë, i akuzuari nuk është i regjistruar në Austri. Tashmë ka një urdhër-arresti evropian kundër tij në Gjermani për krime të ngjashme pronësie.
Aktualisht nuk dihet vendndodhja e 37-vjeçarit.
The post Austri: Testi i ADN-së zbulon kosovarin e dyshuar për plaçkitje appeared first on Albinfo.