Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës
Ambasada e Austrisë në Prishtinë ka njoftuar se nga 1 marsi, patentë-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentë-shoferët austriakë. Vendimi është rezultat i ndryshimit të rregullores përkatëse dhe do të lehtësojë procedurat për konvertimin e patentë-shoferëve kosovarë në Austri. Sipas njoftimit të ambasadës, “Patentë-shoferët kosovarë u njohën në […] The post Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës appeared first on Albinfo.

Ambasada e Austrisë në Prishtinë ka njoftuar se nga 1 marsi, patentë-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentë-shoferët austriakë.
Vendimi është rezultat i ndryshimit të rregullores përkatëse dhe do të lehtësojë procedurat për konvertimin e patentë-shoferëve kosovarë në Austri.
Sipas njoftimit të ambasadës, “Patentë-shoferët kosovarë u njohën në Austri më 1 shtator 2023, me miratimin e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Transportit në nenin 23 të Ligjit për Patentë Shoferët (FSG).”
“Me ndryshimin e rregullores nga 1 marsi 2025, patentë-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentë-shoferët austriakë. Kjo do të thotë se patentë-shoferët kosovarë, që nga ky moment, mund të konvertohen në Austri pa pasur nevojë për një provim praktik të vozitjes, nëse qëndrojnë mbi 6 muaj në Austri ose vendosin qëndrimin e përhershëm në Austri”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.at.
The post Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës appeared first on Albinfo.