Austria shënon golin e tretë ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është duke u përballur me Austrinë në kuadër të Ligës së Kombeve, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë.
Në minutën e 60-të, Austria ka shënuar golin e tretë, duke thelluar epërsinë ndaj “Dardanëve”.
Austriakët kaluan në epërsi në minutën e 22-të, me golin e shënuar nga Affengruber. Pas konfirmimit të golit nga VAR-i, vendasit vazhduan të krijonin raste, ndërsa në minutën e 45+2 Adamu realizoi për 2:0.
Në pjesën e dytë, përzgjedhësi i Kosovës bëri tri zëvendësime. Në fushë u inkuadruan Valmir Matoshi, Milot Avdyli dhe Edon Zhegrova, ndërsa lojën e përfunduan Ermal Krasniqi, Baton Zabergja dhe Veldin Hoxha.
Ndeshja nisi në orën 18:00, ndërsa Kosova po kërkon të reagojë pas disavantazhit prej tri golash.
Në ndeshjen e parë të këtij cikli, Kosova kishte shënuar fitore 1:0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.Austriakët kaluan në epërsi në minutën e 22-të, me golin e shënuar nga Affengruber. Pas konfirmimit të golit nga VAR-i, vendasit vazhduan të krijonin raste, ndërsa në minutën e 45+2 Adamu realizoi për 2:0.
Në pjesën e dytë, përzgjedhësi i Kosovës bëri tri zëvendësime. Në fushë u inkuadruan Valmir Matoshi, Milot Avdyli dhe Edon Zhegrova, ndërsa lojën e përfunduan Ermal Krasniqi, Baton Zabergja dhe Veldin Hoxha.
Ndeshja nisi në orën 18:00, ndërsa Kosova po kërkon të reagojë pas disavantazhit prej tri golash.
Në ndeshjen e parë të këtij cikli, Kosova kishte shënuar fitore 1:0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
The post Austria shënon golin e tretë ndaj Kosovës appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



