Arta Avdiu: Shtrirja e sovranitetit në veri po jep rezultatet e para

Analistja Arta Avdiu ka bërë një reagim publik ku ka theksuar se zhvillimet e fundit në veri të vendit dëshmojnë suksesin e shtrirjes së sovranitetit.
Ajo ka vënë në dukje se brenda një muaji janë zbuluar varreza masive dhe janë arrestuar personat e dyshuar dhe përgjegjës.
Sipas saj, pikërisht për këtë arsye Serbia ka dashur që veriu të mbetej jashtë kontrollit të shtetit të Kosovës.
Në përfundim, Avdiu vlerëson se përpjekjet dhe shtrirja e sovranitetit në atë pjesë të vendit tashmë kanë filluar të sjellin rezultatet e para. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



