Avioni përmbyset gjatë uljes në Kanada, disa të plagosur
Një aeroplan u rrëzua dhe përmbys gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos të hënën, duke lënë të plagosur 15 persona, raportojnë mediat e huaja. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta. Sipas Administratës Federale të Aviacionit, të 80 personat në bord janë evakuuar. “Fluturimi [...]Read More...

Një aeroplan u rrëzua dhe përmbys gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos të hënën, duke lënë të plagosur 15 persona, raportojnë mediat e huaja.
Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta. Sipas Administratës Federale të Aviacionit, të 80 personat në bord janë evakuuar.
“Fluturimi 4819 i Delta Air Lines, i drejtuar nga Endeavor Air, u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson në Kanada rreth orës 14:45 me orën lokale. Të 80 personat në bord u evakuuan”, thuhet në deklaratë, duke theksuar se avioni ishte nisur nga Minneapolis./abcnews.al