Avni Islami: Rusia dhe Serbia po bashkëveprojnë për sulme hibride ndaj Kosovës, nuk ka rrezik

Welcome to Kosova Today

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami deklaron për Front Online se sulmet hibride të Rusisë nuk do të ndalen. Ai thotë se shteti rus dhe ai serb bashkëveprojnë për këto sulme. Sipas tij, këto vijnë për mundësinë e hapjes së ndonjë propagande në Kosovë. “Sulmi hibrid ndaj Kosovës ka ekzistuar edhe më herët dhe do të […]

Avni Islami: Rusia dhe Serbia po bashkëveprojnë për sulme hibride ndaj Kosovës, nuk ka rrezik


Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami deklaron për Front Online se sulmet hibride të Rusisë nuk do të ndalen.

Ai thotë se shteti rus dhe ai serb bashkëveprojnë për këto sulme.

Sipas tij, këto vijnë për mundësinë e hapjes së ndonjë propagande në Kosovë.

“Sulmi hibrid ndaj Kosovës ka ekzistuar edhe më herët dhe do të vazhdoj edhe tash, gjithnjë duke i bashkërenduar veprimet e tyre Serbia me Rusinë, sepse Rusia i atakon ato pika ku mund të shkaktojë tensione dhe probleme që të krijojë vatra të tjera jo vetëm në Ukrainë por edhe tjera vende. Lufta hibride është evidente në Kosovë nga ana e Rusisë, duke i përdorur veprimet e ndryshme nga mjetet e informacionit për hapjen e propagandës, veprimet e shërbimeve inteligjente”, deklaron Islami.

Nëse sulmet hibride identifikohen nuk kanë rrezik, vlerëson Avni Islami.

Ai thotë se shteti duhet të ju  kundërpërgjigjët sulmeve të tilla.

“Kur një veprim i një shteti identifikohet, kur e dimë që institucionet e Kosovës janë në dijeni që Rusia-Serbia janë duke punuar në Kosovë dhe kundër tij secili shteti dhe Kosova ju kundërpërgjigjët sulmeve të tyre nuk është diçka që nuk dihet që mund të bie në befasi. Secili veprim që identifikohet është më pak i rrezikshëm”, vlerëson ai.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Islami Front Online Rusis Sipas Kosov Sulmi Serbia Rusin Rusia Ukrain Lufta Kosova Secili

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Islami Front Online Rusis Sipas Kosov Sulmi Serbia Rusin Rusia Ukrain Lufta Kosova Secili

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online