Avokati Bajraktari: Kurti duhet ta paguajë gjobën, mosparaqitja e përsëritur mund të sjellë dënim me burg deri në 30 ditë
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të refuzuar ankesën e Kryeministrit Albin Kurti lidhur me gjobën prej 250 eurosh, avokati Ardian Bajraktari për FrontOnline ka deklaruar se ky vendim është i bazuar në ligj dhe se Kurti është i obliguar ta përmbushë. Ai theksoi se vendimi i Gjykatës është marrë me vlerësimin se nuk
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të refuzuar ankesën e Kryeministrit Albin Kurti lidhur me gjobën prej 250 eurosh, avokati Ardian Bajraktari për FrontOnline ka deklaruar se ky vendim është i bazuar në ligj dhe se Kurti është i obliguar ta përmbushë.
Ai theksoi se vendimi i Gjykatës është marrë me vlerësimin se nuk ka pasur arsye të qëndrueshme që Kurti mos të paraqitet në Prokurori dhe shtoi se ky vendim, siç e kemi thënë edhe më parë, është në pajtim me nenin 132 të procedurës penale, ku çdo person duhet të paraqitet për të dhënë dëshmi.
‘’Kjo nënkupton se mos paraqitjes dhe mos arsyetimit të shkallës së parë rrjedhimisht i bie se Kurti duhet të paguaj gjobën, me çka natyrisht gjykata ka vlerësuar se nuk ka pasur arsye të qëndrueshme që Kurti mos të paraqitet në Prokurori dhe ky vendim siç e kemi thënë edhe më parë është në pajtim me nenin 132 të procedurës penale, ku cdo person duhet të paraqitet për të dhënë dëshmi’’ thot֝ ai për FrontOnline.
Sipas tij, hapat e mëtejmë tash varen nga Prokuroria.
“Tash mbetet që Prokuroria të dërgojë ftesë të re, me qëllim që i njëjti ta kryej këtë detyrim ligjor.’’ shtoi avokati.
Avokati Bajraktari gjithashtu paralajmëroi për pasojat që mund të pasojnë në rast të një mosparaqitjeje tjetër pa arsye të vlefshme:
“Në rast se Kurti nuk paraqitet dhe nuk jep arsyet e shpjegueshme, mund të paraqitet skenari i njëjtë dhe neni 132 paragrafi 1 dhe 2 e specifikon se në rast se kjo bëhet e përsëritur, atëherë masa më e ashpër që mund të shqiptohet dënimi me burg deri në 30 ditë.” u shpreh ai.