Avokati i Rexhep Selimit: Ai është optimist, shpreson që drejtësia të triumfojë
Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts ka thënë se klienti i tij është optimist dhe shpreson që drejtësia të triumfojë. Roberts është shprehur se edhe pritjet e tij janë pozitive në këtë periudhë kur Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mbërritur në përfundim të çështjes së saj në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup […] The post Avokati i Rexhep Selimit: Ai është optimist, shpreson që drejtësia të triumfojë appeared first on Albinfo.

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts ka thënë se klienti i tij është optimist dhe shpreson që drejtësia të triumfojë.
Roberts është shprehur se edhe pritjet e tij janë pozitive në këtë periudhë kur Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mbërritur në përfundim të çështjes së saj në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Çështja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar zyrtarisht mbyllet më 15 prill, dhe më pas mbrojtja pritet të kërkojë rrëzimin e akuzave.
“Marrja e një vendimi do kohë, por që në fund do të rezultojë me vendimin që ne shpresojmë. Mendoj se çdo njeri që është i ndaluar, larg familjes së tij për katër vjet e gjysmë, do të ketë një ndikim të rëndësishëm në jetën e tij. Ai është arrestuar në fillim të nëntorit 2020, por ka ndjekur procedurat, ka marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore, ka ndjekur dhe ka bashkëpunuar me çdo drejtim nga paneli në gjykatë. Por në një nivel personal, ai është optimist, është pozitiv, ashtu siç jam unë, dhe sigurisht shpreson që drejtësia të ndjekë rrugën e saj. Marrja e një vendimi merr kohë, por që në fund do të rezultojë me vendimin që ne shpresojmë”, ka deklaruar ai, transmeton albinfo.ch.
“Nuk mund të përmend, natyrisht, atë që është thënë në seancat private nga ndonjë dëshmitar. Keni të drejtë që akuzat lidhen me një ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe ka shumë pak që i referohen drejtpërdrejt zotëri Selimit, por nuk mund, më vjen keq, të komentoj akuzat apo provat individuale që janë dhënë në seancat private”, tha ai para gazetarëve.
Tutje ai ka deklaruar se vetëm pasi të ketë marrë një vendim gjykata, do të mund të marrin një vendim nëse kanë nevojë të thërrasin dëshmitarë të mbrojtjes dhe nëse po, kush dhe sa dëshmitarë.
I pyetur nëse do të kërkojë që regjimi për vizitat në qendrën e paraburgimit të ndryshojë për Selimin, pas përfundimit të dëshmitarëve të prokurorisë, ai u shpreh se shpresojnë që një gjë e tillë të ndryshojë.
“Çështja e regjimit të paraburgimit të zotëri Selimit është një çështje që është e rëndësishme për ne dhe për familjen dhe miqtë e zotëri Selimit, ata që e vizitojnë. Sigurisht, është diçka që shpresojmë se do të shohim një ndryshim deri në fund të rastit të prokurorisë, kjo është një çështje me panelin e gjyqtarëve, kjo është për ata të vendosin. Sigurisht, në fund të rastit të prokurorisë, kur nuk ka më dëshmitarë të prokurorisë, ne do të sugjeronim që ky të ishte një ndryshim rrethanash që mund të çojë në një ndryshim regjimi, por i takon panelit që të vendosë”, tha ai.
Sa i përket kërkesës për lirim të përkohshëm, pasi të mbyllet çështja e prokurorisë, ai tha se një gjë e tillë do të shqyrtohet.
“Kjo është një pyetje e ngjashme, ne po e shqyrtojmë gjithashtu, se janë dy vjet prova të prokurorisë, kemi dëgjuar të gjithë dëshmitarët e tyre, nuk kemi më dëshmitarë të drejtpërdrejtë. Ende kemi disa dokumente të tjera që prokuroria po përpiqet t’i pranoj, por në këto rrethana, sigurisht, gjykata të tjera kanë lejuar individë të lirohen përkohësisht në faza të caktuara të procedurave. Kjo është një nga ato faza kur mund të paraqitet një kërkesë, nuk po presim që viktimat të paraqesin çështjen e tyre për disa muaj, ndoshta më pak, është e vështirë të dihet. Shpresojmë që do të kemi një konferencë statusore në të ardhmen e afërt pas përfundimit të rastit të prokurorisë, kur do të jemi në gjendje të përcaktojmë një orar për atë që do të ndodhë për pjesën tjetër të çështjes së viktimave dhe më pas ndoshta për mbrojtjen nëse është e nevojshme. Në atë moment, shpresojmë që do të jemi në një pozicion më të mirë për të ditur nëse lirim i përkohshëm do të ishte diçka që mund të ishte e mundur ose jo”, tha ai.
Ai ka dhënë shpjegime edhe për atë pse katër ekipet mbrojtëse mund të thërrasin ndaras dëshmitarët teksa bëri të ditur se katër ekipet mbrojtëse kanë bashkëpunim mes vete.
“Ne të gjithë kemi të akuzuar të ndryshëm që përfaqësojmë, kemi interesa të ndryshme. Sigurisht, aktakuza i përmend të gjithë ata dhe ata janë përmendur së bashku si pjesëmarrës të supozuar në një ndërmarrje të përbashkët kriminale. Ne do të kemi strategjinë tonë, qasjen tonë. Disa prej dëshmitarëve që mund të thirren do të jenë të dobishëm për të gjithë ekipet e mbrojtjes nëse këta dëshmitarë thirren. Disa mund të lidhen vetëm me një ekip të mbrojtjes. Por sigurisht kemi interesa që përkojnë, por jo gjithmonë janë të njëjta interesa apo lloje të njëjta dëshmish që mund të na nevojiten për të kundërshtuar”, tha ai.
The post Avokati i Rexhep Selimit: Ai është optimist, shpreson që drejtësia të triumfojë appeared first on Albinfo.