Avokati Koci pas dënimit të vr*asësit të Besar Nimanit: Në Gjermani gjykimi u krye brenda vitit, në Kosovë lëndët presin me vite

Avokati Arianit Koci, ka shkruar lidhur me dënimin e vrasësit të boksierit kosovar, Besar Nimani, në Gjermani. Ai ka thënë se brenda pak muajsh ky proces përfundoi përderisa në Kosovë procesi zvarritet. Postimi i plotë: Në Gjermani, boksieri kosovar Besar Nimani u vra më 9 mars 2024. Më 8 prill 2025 – pra, brenda një

Avokati Koci pas dënimit të vr*asësit të Besar Nimanit: Në Gjermani gjykimi u krye brenda vitit, në Kosovë lëndët presin me vite

Avokati Arianit Koci, ka shkruar lidhur me dënimin e vrasësit të boksierit kosovar, Besar Nimani, në Gjermani.

Ai ka thënë se brenda pak muajsh ky proces përfundoi përderisa në Kosovë procesi zvarritet.

Postimi i plotë:

Në Gjermani, boksieri kosovar Besar Nimani u vra më 9 mars 2024.

Më 8 prill 2025 – pra, brenda një viti – u përmbyll i gjithë procesi: u hetua rasti, u ngrit aktakuza, u mbajt gjykimi dhe u dënua vrasësi me burgim të përjetshëm.

Ka drejtësi. Ka efikasitet. Ka shtet.

Seanca e parë zhvillohet përafërsisht për 2-6 javë.

Procesi nuk zvarritet.

Dëshmitarët nuk mungojnë sepse sjellen me polici.

Mbrojtësi nuk mungon, caktohet menjëherë.

Vendimi jepet për 6 muaj.

Apeli shqyrtohet për 3 muaj.

Nëse ndonjë gjykatës e zvarrit qëllimisht procesin, largohet nga detyra.

Kthehemi në Kosovë.

Lëndët presin me vite.

Dosjet humbin.

Seancat shtyhen për arsye qesharake.

Askush nuk përgjigjet. Askush nuk ndëshkohet.

Dhe po përhapet një e keqe tjetër.

Po flitet për ndërmjetës.

Një sistem paralel që i paraprin drejtësisë.

Një dorë e padukshme që futet në shumë vendime.

Nëse kjo është e vërtetë, drejtësia është veç farsë.

Thuaja askush në Kosovë nuk është i kënaqur me drejtësinë.

As qytetarët. As policia. As prokurorët. As avokatët. As gjyqtarët vetë.

Të kënaqur janë, kryesisht kriminelët.

Dhe kjo tregon diçka.

Tregon që sistemi është i kalbur.

Tregon që njerëzit nuk kanë besim.

Tregon që ka ardhur koha për pastrim.

Sa më shumë që flitet për anomalitë në drejtësi, aq më shumë sistemi pastrohet dhe rregullohet.

Gjërat duhen bërë publike.

Asgjë nuk përmirësohet në heshtje.