Avokati Smakiqi: Kurti po e paraqet Kosovën si “banana Republikë’’
Avokati Xhevdet Smakaj, për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, bërë tash e disa javë që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore e konsideron të drejtë dhe të bazuar në ligj. Ai thotë se kërkesa e Kurtit që të intervistohet në zyre

Avokati Xhevdet Smakaj, për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, bërë tash e disa javë që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore e konsideron të drejtë dhe të bazuar në ligj.
Ai thotë se kërkesa e Kurtit që të intervistohet në zyre e ka sfiudar rëndë autoritetin e organeve te drejtësisë.
‘’Mendoi qe sjellja e dëshmitarit Albin Kurti ne procedurën penale paraprake pra nën hetime kur ende nuk kemi aktakuze nga PSRKZ-ja në rastin nën hetime për rezervat shtetërore, duke u fshehur pas karriges së pozitës kushtetuese të Kryeministrit e ka sfiduar rëndë autoritetin e organeve te drejtësisë’’, thotë ai.
Sipas Smakajt, vetë koha e kaluar që nga dita e parë kur iu është dorëzuar ftesa kryeministrit Albin Kurti është puç institutcional.
‘’Vet koha e kaluar prej 100 ditësh nga dorëzimi i ftesës se parë e deri sot i këtij dëshmitari që ka pozitën Kryeministër i Republikës se Kosovës përbënë puç institucional dhe shembull i keq kundër rendit dhe ligjit e në favor të krimit dhe korrupsionit’’, shprehet ai.
Avokati Smakaj, deklaron se megjithatë nuk ka alternativë tjetër përveç zbatimit të nenit 132 të Ligjit ndaj secilit person në vend.
‘’Megjithatë sundimi i ligjit nuk ka alternativë dhe se neni 132 duhet te zbatohet ndaj secilit dëshmitarë ne procedure penale s’ka rendësi as pozita kushtetuese as votat ne proces zgjedhor, prandaj Albin Kurti ne procedure ka vetëm statusin dëshmitar. Konsideroi Albin Kurti me sjellje anarkiste do te refuzoi të përgjigjet urdhrit te Gjyqtarit te Procedurës Paraprake dhe tenton te arrije te arrestohet viktimizohet për të dështuar konstituimi i Kuvendit te ri dhe Qeverise për ta dërguar Kosovën ne zgjedhje të jashtëzakonshme me objektivin për të arritur 51% si ne vitin 2021’’ potencon ai.
Ai deklaron se sjelljet e Kurtit po bëjnë që Kosova të paraqitet në botë si “banana republikë”.
‘’Ky sfidim serioz i një dëshmitari ne procedure penale që fshehët pas pozitës së Kryeministrit te Kosovës e dëmton rendin kushtetues dhe e bënë Republikën e Kosovës te duket ne sytë e Evropës dhe Botes si banane republike’’ përfundoi Smakaj.