Azemi i LDK-së: Rritja e çmimit të rrymës, akt i pastër krimin’al
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar ashpër për rritjen e çmimit të rrymës. Ai ka thënë se është pastër i kriminal. Postimi: Rritja e çmimit të rrymës nga Qeveria në largim, është akt i pastër kriminal Ky vendim është kulmi i një mashtrimi të madh energjetik që po i bëhet qytetarëve të Kosovës. Pas

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar ashpër për rritjen e çmimit të rrymës.
Ai ka thënë se është pastër i kriminal.
Postimi:
Rritja e çmimit të rrymës nga Qeveria në largim, është akt i pastër kriminal
Ky vendim është kulmi i një mashtrimi të madh energjetik që po i bëhet qytetarëve të Kosovës.
Pas katër vitesh skandalesh, dështimesh dhe vjedhjesh, Qeveria Kurti 2 po i transferon kostot e korrupsionit dhe paaftësisë së saj te qytetarët e Kosovës.
Janë me dhjetëra miliona euro të shpenzuara në emër të subvencioneve që përfunduan në xhepat e mafisë energjetike më në krye Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqi, njerëz të afërt me pushtetin në largim.
Paratë që duhej të investoheshin në kapacitete të reja prodhuese, në energji të pastër, apo në stabilitet të furnizimit, u zhdukën në tenderë të manipuluar dhe në afera që asnjëherë nuk u hetuan seriozisht.
Ky pushtet duhet të mbahet përgjegjës.
Për 4 vjet nuk solli as energji, as stabilitet, as zgjidhje.
Kjo rritje është fatura e korrupsionit të tyre – dhe është koha që populli të flasë me zë të lartë.