Azemi për shkarkimin e Krasniqit: Pushteti ose priti kthimin e tij ose përgatiti terrenin për njeriun e ri nga radhët e veta

Welcome to Kosova Today

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pasi Bordi i KEK e shkarkoi dje Nagip Krasniqin nga pozita e Kryeshefit Ekezekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës. Azemi ka thënë se kjo pozitë është mbajtur peng më shumë se një vit nga pushteti, ose për ta pritur kthimin e Krasniqit apo derisa ka […]

Azemi për shkarkimin e Krasniqit: Pushteti ose priti kthimin e tij ose përgatiti terrenin për njeriun e ri nga radhët e veta

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pasi Bordi i KEK e shkarkoi dje Nagip Krasniqin nga pozita e Kryeshefit Ekezekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Azemi ka thënë se kjo pozitë është mbajtur peng më shumë se një vit nga pushteti, ose për ta pritur kthimin e Krasniqit apo derisa ka përgatitur njeriun e ri nga radhët e veta për ta vendosur në krye të kësaj ndërmarrje, raporton Express.

Tutje, Azemi ka thënë se KEK është shndërruar “në strofull të korrupsionit për pushtetin”, derisa ka përmendur kontratat njëburimore të nënshkruara nga KEK.

“Cilado qoftë arsyeja, kjo është dëshmi e bashkëjetesës së kësaj qeverie me korrupsionin, siç na tha së fundi edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Mos të harrojmë se me dhe pa kryeshef ekzekutiv, KEK ka në nënshkruar 114 kontrata njëburimore që kapin vlerën e mbi 102 milionë eurove. Rrjedhimisht, kjo koorporatë është shndërruar në strofull të korrupsionit për pushtetin. E kjo praktikë sigurisht do të marrë fund, por jo vetëm me Nagip Krasniqin prapa grilave”, ka shkruar Azemi.

 

 

 

Share Now

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Zyrtari Lidhjes Demokratike Kosov Visar Azemi Bordi Nagip Krasniqin Kryeshefit Ekezekutiv Korporat Energjetike Krasniqit Express Tutje Cilado Departamentit Amerikan Shtetit Rrjedhimisht Share

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Zyrtari Lidhjes Demokratike Kosov Visar Azemi Bordi Nagip Krasniqin Kryeshefit Ekezekutiv Korporat Energjetike Krasniqit Express Tutje Cilado Departamentit Amerikan Shtetit Rrjedhimisht Share

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online