Bajrami për ndërprerjen e seancës pa lejuar votimin: U shkel edhe një herë rregullorja e kuvendit
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot është shkelur rregullorja e Kuvendit të Kosovës. Sipas saj nuk është njëjtë sikur të votohet kryetari dhe nënkryetarët. Ajo shtoi se ata votohen në pako. “Ne kuvend sapo u konstatua se u shkel edhe një herë rregullorja e kuvendit për faktin se ishim në një proces

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot është shkelur rregullorja e Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj nuk është njëjtë sikur të votohet kryetari dhe nënkryetarët.
Ajo shtoi se ata votohen në pako.
“Ne kuvend sapo u konstatua se u shkel edhe një herë rregullorja e kuvendit për faktin se ishim në një proces të votimit dhe krejt çfarë ishte autorizuar VV ishte që të propozojë emrin. Ish dashur të procedohet me emër dhe pastaj me votim. Paralelja që po e tërheq VV dhe Konjufca që janë dy gjëra të njëjta rasti i kryetarit dhe nënkryetarëve, nuk është aspak e saktë sepse kryetari e përfaqëson kuvendin e Kosovës ndërkohë që nënkryetarët janë përfaqësues të grupeve politike dhe kjo është arsyeja se pse votohen në pako”, tha ajo./Express/