Bajrami shkruan me shfira për deficitin tregtar të Kosovës: Gjatë Qeverisë Kurti shkoi sa 10 vite të më hershme bashkë

Ish-ministrja dhe një prej kandidatëve më të votuara për deputete, Hykmete Bajrami, ka shkruar për deficitin e lartë tregtar që ka përfshirë Kosovën përgjatë katër viteve të Qeverisë Kurti. Bajrami thotë se përgjatë mandatit të Kurtit, deficiti tregtar ka shkuar në rreth 19 miliardë euro, shifër kjo që është sa 10 vite të mëparshme bashkë.

Bajrami shkruan me shfira për deficitin tregtar të Kosovës: Gjatë Qeverisë Kurti shkoi sa 10 vite të më hershme bashkë

Ish-ministrja dhe një prej kandidatëve më të votuara për deputete, Hykmete Bajrami, ka shkruar për deficitin e lartë tregtar që ka përfshirë Kosovën përgjatë katër viteve të Qeverisë Kurti.

Bajrami thotë se përgjatë mandatit të Kurtit, deficiti tregtar ka shkuar në rreth 19 miliardë euro, shifër kjo që është sa 10 vite të mëparshme bashkë.

“Nuk mund të flasësh për “suksese në eksport” duke heshtur për importet. Nëse e bën këtë, ose nuk e kupton ekonominë, ose po tenton të manipulosh qytetarët”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

Tregtia e jashtme e Kosovës: Faktet që Qeveria nuk i përmend

Deficiti tregtar 2001-2021: 37.74 miliardë Euro,

Deficiti tregtar 2021-2024: 18.947 miliardë Euro,

Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq!

Nuk mund të flasësh për “suksese në eksport” duke heshtur për importet. Nëse e bën këtë, ose nuk e kupton ekonominë, ose po tenton të manipulosh qytetarët.

Kjo nuk do të kalojë pa përgjigje me fakte:

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vendi ynë vazhdon të varet nga importet dhe gjendja është alarmante: Vetëm në një mandat të kesaj qeverie deficiti tregtar ka arritur nivelin e 10 viteve të mëparshme, sepse:

 Ekonomia nuk zhvillohet pa prodhim.

 Ekonomia nuk zhvillohet pa reforma.

 Ekonomia nuk zhvillohet kur buxheti i shtetit shpenzohet për të blerë vota.

Shenim: Deficiti tregtar ndodh kur një shtet importon më shumë mallra sesa eksporton. Me fjalë të tjera deficit tregtar tregon sa para të qytetarëve po përfundojnë jashtë vendit për shkak të varësisë nga importi.