Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kjo është hekurudha kuq – zi, ku e ka publikuar jë video në të cilën shihet i gjithë projekti. “Raporti, i cili u

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kjo është hekurudha kuq – zi, ku e ka publikuar jë video në të cilën shihet i gjithë projekti.
“Raporti, i cili u prezantua nga Konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi”, ka thënë Balluku.