Banorët e Ulqinit kundërshtojnë investimin arab në Plazhin e Madh

Më 5 prill, qytetarët e Ulqinit zëvendësuan festimet për Ditën e Ulqinit me një protestë masive kundër marrëveshjeve të nënshkruara nga kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, me Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshjet parashikojnë dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh – një zonë prej 13 km plazh ranor dhe mbi […] The post Banorët e Ulqinit kundërshtojnë investimin arab në Plazhin e Madh appeared first on Albinfo.

Banorët e Ulqinit kundërshtojnë investimin arab në Plazhin e Madh

Më 5 prill, qytetarët e Ulqinit zëvendësuan festimet për Ditën e Ulqinit me një protestë masive kundër marrëveshjeve të nënshkruara nga kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, me Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshjet parashikojnë dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh – një zonë prej 13 km plazh ranor dhe mbi 20 milion metra katrorë, një ndër më të mëdhenjtë në Evropë, shkruan DW.

Protestuesit shprehën pakënaqësinë për mungesën e konsultimit me komunitetin lokal, duke mbajtur pankarta me slogane si: “Ulqini nuk është në shitje” dhe “Larg duart nga Plazhi i Madh”. Ata theksuan mbështetjen për zhvillimin e qëndrueshëm, por kërkuan që vendimet të merren me pjesëmarrjen e banorëve lokalë, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, Spajiq e cilësoi projektin si një mundësi historike, duke premtuar mbi 30 miliardë euro investime nga biznesmeni arab Muhamed Alabar për ndërtimin e infrastrukturës turistike, spitaleve, universiteteve dhe marinave. Ai tashmë ka nisur konsultimet për miratimin e marrëveshjes në Parlament dhe gëzon mbështetjen e disa partive.

Megjithatë, partitë shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë kundër marrëveshjes, duke e konsideruar atë si cenim të interesave të Ulqinit dhe hapje rrugë për “pastrim parash”. Protestuesit deklaruan se kjo është vetëm faza e parë e rezistencës dhe se do të vazhdojnë të mbrojnë Plazhin e Madh nga privatizimi, transmeton albinfo.ch.

The post Banorët e Ulqinit kundërshtojnë investimin arab në Plazhin e Madh appeared first on Albinfo.