Baraliu: Qeveria VV-NISMA, do të ishte jo stabile

Për formimin e Qeverisë së re, analisti politik, Mazllum Baraliu, për Front Online deklaron se koalicioni VV dhe NISMA, do të ishte Qeveri jo-stabile. ‘’Me Kushtetutë i takon ta bëjë qeverinë si fitues i parë ose partia e parë, por ai duhet ti ketë 61 e nuk i ka as partia e tij as me

Baraliu: Qeveria VV-NISMA, do të ishte jo stabile


Për formimin e Qeverisë së re, analisti politik, Mazllum Baraliu, për Front Online deklaron se koalicioni VV dhe NISMA, do të ishte Qeveri jo-stabile.

‘’Me Kushtetutë i takon ta bëjë qeverinë si fitues i parë ose partia e parë, por ai duhet ti ketë 61 e nuk i ka as partia e tij as me komunitetet me Nismën mund ti bëjë 61 por me Nismën nuk mund të llogaritet si qeveri stabile’’ thotë ai.

Ai thotë se partitë politike duhet të i lenë inatet anash dhe të bashkohen për formimin e një Qeverie të fuqishme dhe stabile.

‘’Është imperativ i domosdoshëm që të bëhet një qeveri me bazë të gjerë e me unitet të mbarë se s’jemi mirë në aspektin gjeopolitik dhe duke parë situatën e deritanishme. Që të merren vesh të gjithë e t’i lojnë inatet e dallimet në ideologji e programe ti lejnë të bashkohen për një qeveri të fort e stabile për sfidat që i presin nga bashkia ndërkombëtare e dialogun me Beogradin’’ u shpreh Baraliu.