Bashkimi Europian po shqyrton formimin e një fondi të përbashkët për mbrojtjen
Ministrat e Financave të Bashkimit Europian filluan diskutimet mbi krijimin e një fondi të përbashkët mbrojtjeje, i cili do të blejë dhe zotërojë pajisje ushtarake, duke kërkuar nga anëtarët një tarifë për përdorimin e tyre. Ky fond do të mundësojë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen pa shtuar borxhin kombëtar të shteteve. Fondin, të quajtur Mekanizmi [...]Read More...

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian filluan diskutimet mbi krijimin e një fondi të përbashkët mbrojtjeje, i cili do të blejë dhe zotërojë pajisje ushtarake, duke kërkuar nga anëtarët një tarifë për përdorimin e tyre. Ky fond do të mundësojë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen pa shtuar borxhin kombëtar të shteteve.
Fondin, të quajtur Mekanizmi i Mbrojtjes Europiane, u propozua nga think tank-u Bruegel si një zgjidhje për të lehtësuar shqetësimet e vendeve me borxhe të larta që mund të kenë vështirësi për të paguar për pajisje ushtarake të shtrenjta. Ky fond është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të përgatitur Europën për një mundësi sulmi nga Rusia, duke kërkuar të rrisë pavarësinë mbrojtëse nga Shtetet e Bashkuara.
Disa shtete të BE-së shprehën mbështetje fillestare, duke theksuar se krijimi i këtij fondi mund të jetë i mundur përmes një modeli të ngjashëm me fondin e shpëtimit të zonës së euros, Mekanizmi i Stabilitetit Europian. Pavarësisht kësaj, ende ka çështje të pazgjidhura lidhur me financimin, kontributet dhe mandatin e fondit.
Gjithashtu, Bashkimi Europian ka filluar një plan për të rritur shpenzimet ushtarake me 800 miliardë euro në katër vitet e ardhshme, duke lehtësuar rregullat fiskale për investimet në mbrojtje. Por, mundësia e huazimit për projekte të mëdha mund të rrisë borxhin kombëtar, një shqetësim për shumë shtete me borxhe të larta, ndërsa Mekanizmi i Mbrojtjes Europiane ofron një mundësi për të mbajtur disa nga këto investime jashtë librave të shtetit.
/ abcnews.al