BBC: Evropa i tregon Ukrainës se ka ende miq, por fitorja duket shumë e largët

Samiti i liderëve europianë i mbajtur në Londër më 2 mars, tregoi se Ukraina ka ende miq që janë të gatshëm të ndihmojnë dhe ky është një mesazh shumë i rëndësishëm për Zelenskyn. Presidenti ukrainas ka qenë nën presion të madh pas mosmarrëveshjes me Uashingtonin dhe që dukej dukshëm i prekur nga pritja dhe mbështetja [...]Read More...

BBC: Evropa i tregon Ukrainës se ka ende miq, por fitorja duket shumë e largët

Samiti i liderëve europianë i mbajtur në Londër më 2 mars, tregoi se Ukraina ka ende miq që janë të gatshëm të ndihmojnë dhe ky është një mesazh shumë i rëndësishëm për Zelenskyn. Presidenti ukrainas ka qenë nën presion të madh pas mosmarrëveshjes me Uashingtonin dhe që dukej dukshëm i prekur nga pritja dhe mbështetja që iu dha në Londër.

“Nëse këta miq do të jenë në gjendje të ofrojnë ndihmë të mjaftueshme për Ukrainën që të vazhdojë t’i rezistojë Rusisë, kjo atëherë është një çështje tjetër”, shkruan BBC.

Do të duhet kohë dhe para, pasi për Ukrainën duket se ende nuk është mjaftueshëm.

Këto janë problemet që plani me katër pika i kryeministrit britanik, Keir Starmer po përpiqet të adresojë.

Pika numër një – mbajtja e ndihmës ushtarake për Ukrainën në qarkullim – është më e rëndësishmja në terma praktike të menjëhershme. Tre pikat e tjera kanë të bëjnë me një marrëveshje të mundshme paqeje dhe kjo mbetet ende një perspektivë e largët.

Kjo varet nga “një farë mase bashkëpunimi” nga Rusia ose nga gatishmëria për të ndaluar luftën.

Këtë Moska e ka përjashtuar duke thënë se synon të pushtojë të paktën katër nga rajonet në juglindje të Ukrainës që pretendon si të sajat (Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia).

Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se edhe miqtë më të mëdhenj të Ukrainës “kanë pushuar së foluri” për gjërat që Ukraina dëshiron më shumë: “Fitoren dhe Integritetin Territorial”.