BBVA i ndikon për të mirë – Loredana dhe Gjesti me rritjen më të madhe të ndjekësve

Nesër do të mbahet finalja e Big Brother Vip Albania, ku finalistët e këtij edicioni janë: Gjesti, Egli, Rozana dhe Laerti. Por, gjatë kësaj jave disa nga personazhet e këtij viti që kanë marrë pjesë në këtë garë, kanë pësuar lëkundje sa i përket ndjekësve në rrjetin social “Instagram”. Njëra nga finalistet, Rozana Radi ka…

BBVA i ndikon për të mirë – Loredana dhe Gjesti me rritjen më të madhe të ndjekësve
Nesër do të mbahet finalja e Big Brother Vip Albania, ku finalistët e këtij edicioni janë: Gjesti, Egli, Rozana dhe Laerti.

Por, gjatë kësaj jave disa nga personazhet e këtij viti që kanë marrë pjesë në këtë garë, kanë pësuar lëkundje sa i përket ndjekësve në rrjetin social “Instagram”.

Njëra nga finalistet, Rozana Radi ka fituar 8 mijë ndjekës gjatë kësaj jave, nga 444 mijë në 450 mijë ndjekës.

Rritje të ngjashme ka pasur edhe Egli Tako, nga 314 mijë në 320 mijë ndjekës.

Gerta Gixhari, e cila u eliminua javën e kaluar duke mos arritur në finale, ka shënuar rritje plot 24 mijë ndjekës në “Instagram”, ku nga 80K, tani Gerta numëron 104K.

Banori nga Kosova, Gjesti ka fituar 26K ndjekës. Nga 518 mijë, ai ka tani 544 mijë.

Derisa, në vendin e parë qëndron Loredana Bratin me plot 54 mijë ndjekës më shumë. Nga 67K, tani ish-banorja numëron 121K ndjekës në “Instagram”.