BE gjobit Apple dhe Meta
Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën vendosjen e sanksioneve të para financiare sipas Rregullores së Tregjeve Dixhitale (DMA), duke goditur dy prej gjigantëve amerikanë të teknologjisë: Apple dhe Meta (kompania mëmë e Facebook dhe Instagram), shkruan RTS, transmeton albinfo.ch. Apple u gjobit me 500 milionë euro (rreth 469 milionë franga zvicerane) për vendosjen e kushteve të […] The post BE gjobit Apple dhe Meta appeared first on Albinfo.

Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën vendosjen e sanksioneve të para financiare sipas Rregullores së Tregjeve Dixhitale (DMA), duke goditur dy prej gjigantëve amerikanë të teknologjisë: Apple dhe Meta (kompania mëmë e Facebook dhe Instagram), shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Apple u gjobit me 500 milionë euro (rreth 469 milionë franga zvicerane) për vendosjen e kushteve të padrejta në platformën e saj App Store, që dëmtonin ofruesit e aplikacioneve dhe përdoruesit. Sipas Komisionit, Apple ka penguar zhvilluesit që të komunikojnë drejtpërdrejt me përdoruesit për oferta alternative jashtë App Store, duke kufizuar kështu konkurrencën dhe lirinë e zgjedhjes për konsumatorët.
Ndërkohë, Meta do të duhet të paguajë 200 milionë euro për shkeljen e një rregulli që ndalon përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve pa pëlqimin e tyre të qartë. Kompania nuk ka respektuar detyrimin për të marrë leje për kombinimin e të dhënave midis shërbimeve të ndryshme si Facebook dhe Instagram për qëllime reklamimi.
Ky zhvillim vjen në një moment delikat për marrëdhëniet transatlantike, ndërsa BE është në negociata me administratën e presidentit amerikan Donald Trump për heqjen e tarifave doganore të vendosura më herët, transmeton albinfo.ch.
Pavarësisht rëndësisë së vendimit, Komisioni Evropian shmangu një konferencë për shtyp dhe publikoi vendimin vetëm përmes një deklarate zyrtare.
Apple reagoi menjëherë, duke e cilësuar vendimin si “të padrejtë” dhe njoftoi se do ta apelojë, por pa ndërprerë komunikimin me Komisionin. Nga ana tjetër, Meta kishte propozuar më herët një ndryshim të praktikave të saj, duke ndikuar që gjoba ndaj saj të jetë më e ulët krahasuar me Apple. Propozimi i Meta-s është ende në shqyrtim dhe mund të rezultojë në mbylljen e procedurës nëse vlerësohet i mjaftueshëm.
Komisioni paralajmëroi se nëse kompanitë nuk zbatojnë vendimet brenda 60 ditëve, do të përballen me gjoba të përsëritura dhe më të rënda, tranameton albinfo.ch.
The post BE gjobit Apple dhe Meta appeared first on Albinfo.