BE gjobit Apple dhe Meta me 700 milionë euro për shkelje të ligjit të konkurrencës dixhitale

Bashkimi Evropian ka vendosur gjoba të majme ndaj dy gjigantëve të teknologjisë, Apple dhe Meta, për shkelje të rregullave të reja të konkurrencës në tregun dixhital. Vendimi historik është i pari i marrë në bazë të Aktit për Tregjet Dixhitale (DMA), një ligj i ri që synon të rrisë transparencën dhe zgjedhjet për konsumatorët brenda [...]Read More...

BE gjobit Apple dhe Meta me 700 milionë euro për shkelje të ligjit të konkurrencës dixhitale

Bashkimi Evropian ka vendosur gjoba të majme ndaj dy gjigantëve të teknologjisë, Apple dhe Meta, për shkelje të rregullave të reja të konkurrencës në tregun dixhital. Vendimi historik është i pari i marrë në bazë të Aktit për Tregjet Dixhitale (DMA), një ligj i ri që synon të rrisë transparencën dhe zgjedhjet për konsumatorët brenda BE-së.

Apple është gjobitur me 500 milionë euro për kufizimin e zhvilluesve të aplikacioneve që të informojnë përdoruesit për mundësitë më të lira të blerjes jashtë App Store-it. Komisioni Evropian e cilësoi këtë praktikë si “bllokuese të konkurrencës dhe të dëmshme për konsumatorët”.

Ndërkohë, Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, u ndëshkua me 200 milionë euro për politikat e saj të reja që u imponojnë përdoruesve të zgjedhin midis shikimit të reklamave ose pagesës për t’i shmangur ato – një qasje që BE-ja e konsideron të padrejtë dhe kufizuese.

Zyrtarët evropianë pranuan se shpallja e vendimeve ishte shtyrë për shkak të tensioneve në rritje tregtare me administratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kritikuar ashpër politikat e BE-së që prekin kompanitë amerikane.

Reagimet nga kompanitë nuk kanë munguar ku  Apple akuzoi Komisionin për “trajtim të padrejtë”, duke theksuar se ka investuar shumë në përputhje me ligjin e ri dhe ka bërë ndryshime të rëndësishme në sistemin e saj operativ dhe App Store.

Meta, përmes shefit të çështjeve globale Joel Kaplan, tha: “Komisioni po përpiqet të dëmtojë kompanitë amerikane të suksesshme, ndërkohë që aplikon standarde të ndryshme për kompanitë evropiane dhe kineze.”

Ky vendim pritet të ketë ndikim të gjerë në mënyrën se si gjigantët e teknologjisë operojnë në tregun evropian, ndërsa BE-ja përgatitet të zbatojë me rigorozitet ligjet e reja për një ekonomi dixhitale më të drejtë dhe më të hapur.

/ abcnews.al