Përplasja Trump-Powell/ Presidenti i SHBA: Nuk e shkarkoj kreun e rezervës federale

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbutur komentet e tij ndaj Kinës dhe kryetarit të Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, pas disa javësh përplasjesh të ashpra që kanë shkaktuar luhatje në tregjet financiare globale. Duke folur nga Zyra Ovale mbrëmjen e të martës, Trump deklaroi se nuk ka ndërmend ta shkarkojë Powell, megjithëse e ka [...]Read More...

Përplasja Trump-Powell/ Presidenti i SHBA: Nuk e shkarkoj kreun e rezervës federale

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbutur komentet e tij ndaj Kinës dhe kryetarit të Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, pas disa javësh përplasjesh të ashpra që kanë shkaktuar luhatje në tregjet financiare globale.

Duke folur nga Zyra Ovale mbrëmjen e të martës, Trump deklaroi se nuk ka ndërmend ta shkarkojë Powell, megjithëse e ka kritikuar shpesh atë se përse nuk po lëviz në uljen e normave të interesit.

“Nuk kemi planifikuar asgjë nga këto. Se kemi bërë kurrë. Shtypi I raporton gjërat sic ata duan. Nuk kam ndërmend ta shkarkoj nga puna. Doja ta shihja pak më aktiv në lidhje me idenë për të ulur normat e interesit. Kjo është një kohë e shkëlqyer për diçka të tillë. Nëse ai nuk e bën dicka të tillë nuk është fundi I botës, megjithatë nuk kam menduar ta shkarkoj nga puna.”

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan u shpreh optimist për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare me Kinën. Ai shtoi se tarifat e vendosura ndaj mallrave kineze “do të bien ndjeshëm, por jo në zero”. Aktualisht, tarifat ndaj disa produkteve kineze kanë arritur deri në 145%, duke shkaktuar kundërmasa nga Pekini dhe shqetësime nga ekonomistët për ndikimin global të një lufte tregtare.

Trump theksoi se objektivi i tarifave është rikthimi i fabrikave dhe vendeve të punës në SHBA — një nga shtyllat kryesore të agjendës së tij ekonomike, së bashku me uljen e normave të interesit për të ulur koston e huamarrjes.

Komentet e fundit vijnë pas raportimeve se Trump po shqyrtonte mundësinë e shkarkimit të Powell, edhe pse mbetet e paqartë nëse presidenti ka autoritet ligjor për ta bërë një gjë të tillë. Deri më tani, asnjë president amerikan nuk ka shkarkuar kreun e bankës qendrore. Ndërkohë, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, u shpreh se pritet një ulje e tensioneve ne i luften tregtare me Kinën, duke e cilësuar situatën aktuale si “të paqëndrueshme dhe jo një shaka”.

Lajmet për një qëndrim më të butë të Trump kanë ndikuar pozitivisht në tregjet financiare globale duke sjelle rritje ne aksione ne Japon dhe Hong Kong. Tregjet amerikane gjithashtu shënuan rritje , me indeksin S&P 500 që u rrit me 2.5% dhe Nasdaq me 2.7%./abcnews.al