BE, Italia dhe Britania e Madhe reagojnë ndaj “armëpushimit të Pashkëve” të Putinit

Aleatët e Ukrainës i kanë kërkuar Rusisë të zgjasë armëpushimin e saj të Pashkëve dhe të ndërmarrë hapa më të rëndësishëm drejt paqes. Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se ai po urdhëron të gjitha forcat e tij të linin armët për një armëpushim 30-orësh, që mbulonte gjithë të dielën e Pashkëve. Një zëdhënës i [...]Read More...

BE, Italia dhe Britania e Madhe reagojnë ndaj “armëpushimit të Pashkëve” të Putinit

Aleatët e Ukrainës i kanë kërkuar Rusisë të zgjasë armëpushimin e saj të Pashkëve dhe të ndërmarrë hapa më të rëndësishëm drejt paqes.

Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se ai po urdhëron të gjitha forcat e tij të linin armët për një armëpushim 30-orësh, që mbulonte gjithë të dielën e Pashkëve.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme britanike tha se Britania e Madhe dëshiron që Rusia të angazhohet për një armëpushim të plotë, duke shtuar se një pauzë do të mundësonte negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Tani është momenti që Putini të tregojë se është serioz për paqen, duke i dhënë fund pushtimit të tij të tmerrshëm”, tha Ministria e Jashtme në deklaratën e saj.

“Së pari ne duhet të shohim një ndalesë aktuale të agresionit”, u tha ndër tjera.

Në Bruksel, një zëdhënës i Bashkimit Evropian shprehu kujdes për armëpushimin e shpallur, duke thënë: “Rusia ka një histori agresore, kështu që së pari ne duhet të shohim ndonjë ndalim aktual të agresionit dhe veprime të qarta për një armëpushim të qëndrueshëm”.

Ministria e Jashtme italiane i kërkoi gjithashtu Rusisë të ndërmarrë hapa më të rëndësishëm drejt paqes.

“Nuk është e qartë se si Rusia do të respektojë një armëpushim të shkurtër, ndërkohë që Putini duhet të vendosë për të ndaluar përfundimisht këtë luftë që ai filloi”, tha Antonio Tajani.

“Ai duhet t’i përgjigjet pozitivisht kërkesave të presidentit Trump dhe të bëjë të mundur një armëpushim real. Paqja duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme me kalimin e kohës”, shtoi Tajani.

Ukraina e ka akuzuar tashmë Kremlinin për thyerjen e propozimit të paqes, duke pretenduar se ka pasur “dhjetëra” sulme ruse në pozicionet ukrainase.