BE-ja për Front Online: Javën e ardhshme ka takim, diskutohet për zgjidhjen e përkohshme për dinarin

Welcome to Kosova Today

Dinari serb është bërë tash e sa kohë temë kryesore e diskutimeve në Bruksel mes dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimit nga Republika e Kosovës dhe Petar Petkoviç nga Serbia. E për këtë çështje, javën që vjen do të mbahet përsëri një takim. I dërguari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do t’i thërras për […]

BE-ja për Front Online: Javën e ardhshme ka takim, diskutohet për zgjidhjen e përkohshme për dinarin

Dinari serb është bërë tash e sa kohë temë kryesore e diskutimeve në Bruksel mes dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimit nga Republika e Kosovës dhe Petar Petkoviç nga Serbia.

E për këtë çështje, javën që vjen do të mbahet përsëri një takim. I dërguari special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do t’i thërras për takim në Bruksel kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

BE-ja për FrontOnline tregon se ky takim është me qëllim që të diskutohet zgjidhja e përkohshme e çështjeve që sipas tyre janë shkaktuar nga rregullorja e BQK-së.

“Ndërmjetësuesi i BE-së planifikon të thërrasë një takim tjetër javën e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve për të diskutuar një zgjidhje të përkohshme të çështjeve të shkaktuara nga rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës, me kusht që palët të jenë të gatshme të angazhohen në bazë të ideve të paraqitura nga ndërmjetësuesi i BE-së”, tha një zëdhënës i BE-së për FrontOnline.

Sipas tij, data e takimit do të bëhet publike në momentin që konfirmohet.

Javën e kaluar ka pasur një takim mes kryenegociatorit kosovar dhe atij serb por që ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Emisari Lajçar në platformën ‘’X’’ kishte shkruar se në takim ishte diskutuar për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për personat që atakohen nga rregullorja e BQK-së, e cila ndalon dinarin.

“Ia dolëm të mbushim disa boshllëqe mes propozimeve të dyja palëve. Kam në plan t’i vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis” kishte shkruar ai.

Pas takimit kryenegociatori Besnik Bislimi kishte thënë se ishin pajtuar me propozimin e emisarit Lajçak, por që ishte refuzuar nga Serbia.

“Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçaku ka nxjerr një propozim të konsoliduar, për të cilin ne besojmë se është propozim konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje e cila më së shumti i shkon përshtati qytetarëve serbë në Kosovë, por në të njëjtën kohë respekton Rregulloren e BQK-së”, ka thënë Bislimi pas takimit.

Ndërsa kryenegociatori serb, Petar Petkoviq kishte thënë se Prishtina nuk tregoi “vullnet të mjaftueshëm” për një marrëveshje dhe se pritet edhe një takim lidhur me këtë temë.

“Ne përsëritëm edhe një herë qëndrimin dhe propozimin tonë, i cili është i balancuar dhe nënkupton një zgjidhje kompromisi. Nga ana tjetër, nuk kishte vullnet të mjaftueshëm nga ana e Prishtinës. Nuk do të flas më shumë për këtë, duke qenë se do të ketë një takim tjetër për këtë temë”, ishte shprehur Petkoviq. /FrontOnline/

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Dinari Bruksel Besnik Bislimit Republika Kosov Petar Petkovi Serbia Serbi Miroslav Bislimi FrontOnline Qendrore Sipas Emisari Rregulloren Petkoviq Prishtina Prishtin

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Dinari Bruksel Besnik Bislimit Republika Kosov Petar Petkovi Serbia Serbi Miroslav Bislimi FrontOnline Qendrore Sipas Emisari Rregulloren Petkoviq Prishtina Prishtin

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online