BE kundërshton vendimin e Trump: Sanksionet kundër GJNP-së minojnë sistemin e drejtësisë ndërkombëtare
Sanksionimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërcënon pavarësinë e saj dhe minon sistemin ndërkombëtar të drejtësisë penale në tërësi, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. “Urdhri Ekzekutiv përfaqëson një sfidë serioze për punën e GJNP-së me rrezikun e ndikimit në hetimet dhe procedurat në vazhdim, përfshirë ato në lidhje me Ukrainën, duke ndikuar në [...]Read More...

Sanksionimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërcënon pavarësinë e saj dhe minon sistemin ndërkombëtar të drejtësisë penale në tërësi, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
“Urdhri Ekzekutiv përfaqëson një sfidë serioze për punën e GJNP-së me rrezikun e ndikimit në hetimet dhe procedurat në vazhdim, përfshirë ato në lidhje me Ukrainën, duke ndikuar në përpjekjet e viteve për të siguruar llogaridhënie në mbarë botën”, tha ndërkohë një zëdhënës i Komisionit Evropian, i cili “shpreh keqardhjen e tij për vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare”.
”Gjykata Penale Ndërkombëtare ka një rëndësi thelbësore në mbështetjen e drejtësisë penale ndërkombëtare dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë”, vazhdoi zëdhënësi i Komisionit Evropian duke shtuar se ”BE mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe parimet e përcaktuara në Statutin e Romës. BE do të monitorojë implikimet e urdhrit ekzekutiv dhe do të vlerësojë masat e mundshme të mëtejshme”.
Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që miraton sanksionet kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë.
”Gjykata ka abuzuar me pushtetin e saj duke lëshuar urdhërarreste të pabaza që synojnë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant”, thuhet në urdhrin e Trump.
Republikani, i cili u takua me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë të martën, akuzon gjykatën për “sjellje keqdashëse”.
As SHBA dhe as Izraeli nuk e njohin ICC-në.