BE mbështet planin prej 800 miliardë eurosh për të riarmatosur Evropën

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të mbledhur në një samit në Bruksel, dhanë miratimin e tyre për një plan të Komisionit Evropian për të forcuar mbrojtjen e tyre, njoftoi një zëdhënës i Bashkimit Evropian (BE), raporton Agence France-Presse (AFP). Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka propozuar një plan, të [...]Read More...

BE mbështet planin prej 800 miliardë eurosh për të riarmatosur Evropën

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të mbledhur në një samit në Bruksel, dhanë miratimin e tyre për një plan të Komisionit Evropian për të forcuar mbrojtjen e tyre, njoftoi një zëdhënës i Bashkimit Evropian (BE), raporton Agence France-Presse (AFP).

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka propozuar një plan, të quajtur “Riarmatosja e Evropës”, i cili synon të mobilizojë rreth 800 miliardë euro, përfshirë 150 miliardë euro kredi, për të forcuar aftësitë mbrojtëse të kontinentit.

“Këshilli Evropian nënvizon nevojën për të rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët nga vendet e BE-së, i cili trajton pikat kryesorë të planit të shpalosur këtë javë dhe ku i kërkohet Komisionit Evropian që t’i “përkthejë” ato shpejt në propozime konkrete.

Janë duke u shqyrtuar disa opsione, duke përfshirë mundësinë që shtetet anëtare të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre ushtarake. Komisioni Evropian gjithashtu dëshiron të vërë në dispozicion të vendeve anëtare rreth 150 miliardë euro në formën e kredive për t’i ndihmuar ata të financojnë së bashku investimet në mbrojtjen e tyre./abcnews.al