BE pezulloi udhëtimet pa viza për diplomatët, Gjeorgjia: Vendim politikisht i gabuar, kundër vlerave evropiane
Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e udhëtimeve pa viza për diplomatët dhe zyrtarët gjeorgjianë në përgjigje të shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve, të cilët dolën në rrugë për javë të tëra për të denoncuar largimin gradual të partisë në pushtet nga Evropa. Ministri e Jashtme gjeorgjiane, Maka Botochorishvili e quajti vendimin “politikisht të gabuar”. “Ligjërisht, [...]Read More...

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e udhëtimeve pa viza për diplomatët dhe zyrtarët gjeorgjianë në përgjigje të shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve, të cilët dolën në rrugë për javë të tëra për të denoncuar largimin gradual të partisë në pushtet nga Evropa.
Ministri e Jashtme gjeorgjiane, Maka Botochorishvili e quajti vendimin “politikisht të gabuar”.
“Ligjërisht, është absolutisht e pabazë dhe e pakuptimtë. Nuk ka asnjë provë apo shpjegim se si diplomatët gjeorgjianë po krijojnë kërcënime apo kërcënojnë rendin publik në Bashkimin Evropian apo vendet anëtare të BE-së”, tha ajo.
“Unë thjesht mendoj se është absolutisht kundër vlerave evropiane ose diçka që ne i referohemi shumë shpesh dhe kjo është shumë për të ardhur keq.”
Vendimi i Këshillit Evropian erdhi si përgjigje ndaj ligjeve të diskutueshme që parlamenti gjeorgjian miratoi vitin e kaluar që minojnë të drejtat themelore demokratike, sipas Brukselit. Ai u përshkrua si një reagim ndaj miratimit të ligjeve të diskutueshme gjeorgjiane mbi ndikimin e huaj dhe vlerat familjare./abcnews.al