Hapet shkolla e parë shqipe në këtë qytet të Italisë

Mësohet se për herë të parë në qytetin Firence është hapur shkolla shqipe ku gjuha shqipe mësohet falas për të gjithë fëmijët 5-15 vjeç, transmeton albinfo.ch. Shoqata kulturore shqiptare “Adriatiku”, e krijuar rishtas në Firence dhe e shtrirë në të gjithë Toskanën hapi shkollën shqipe në qytetin e kulturës e humanizmit. Në Firence, numri i […] The post Hapet shkolla e parë shqipe në këtë qytet të Italisë appeared first on Albinfo.

Hapet shkolla e parë shqipe në këtë qytet të Italisë

Mësohet se për herë të parë në qytetin Firence është hapur shkolla shqipe ku gjuha shqipe mësohet falas për të gjithë fëmijët 5-15 vjeç, transmeton albinfo.ch.

Shoqata kulturore shqiptare “Adriatiku”, e krijuar rishtas në Firence dhe e shtrirë në të gjithë Toskanën hapi shkollën shqipe në qytetin e kulturës e humanizmit.

Në Firence, numri i shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nënshtetas italianë apo rezidentë, është i konsiderueshëm në raport me popullsinë vendase. Siç është kontributi i tyre në jetën e qytetit dhe përditshmërinë e tij.

Shtatë mësuese të shqipes, me përvojë në mësimdhënie në Shqipëri e Itali, zhvillojnë mësimin e gjuhës e kulturës shqipe me fëmijët me origjinë shqiptare të lindur në Itali, që duan të njihen me gjuhën e prejardhjes e jo vetëm, si element identitar e pasurues i dimensionit të tyre si nënshtetas a rezidentë italianë. Njohja dhe shkëmbimi i mendësive në një Firence të hapur multikulturore është një nga qëllimet e shoqatës dhe ky hap i parë i krijimit të shkollës shqipe, si bërthamë e qendrës së gjuhës e kulturës shqipe nesër, është i rëndësishëm.

Shkolla ndodhet pranë Circolo SMS Rifredi, me praninë e 25 fëmijëve të parë të regjistruar. /Albinfo.ch

The post Hapet shkolla e parë shqipe në këtë qytet të Italisë appeared first on Albinfo.