BE reagon pas deklaratave të Trump: Ukraina është demokraci, ndërsa Rusia jo
Bashkimi Evropian i ka dërguar një mesazh të qartë Uashingtonit në lidhje me deklaratën e bërë një ditë më parë, ku e cilësoi Volodymyr Zelenskyn si një “diktator”. “Volodymyr Zelensky është presidenti i zgjedhur legjitim i Ukrainës përmes zgjedhjeve të drejta dhe transparente”, tha zëdhënësi i BE-së Stefan de Keersmaecker, duke shtuar se “Ukraina është [...]Read More...

Bashkimi Evropian i ka dërguar një mesazh të qartë Uashingtonit në lidhje me deklaratën e bërë një ditë më parë, ku e cilësoi Volodymyr Zelenskyn si një “diktator”.
“Volodymyr Zelensky është presidenti i zgjedhur legjitim i Ukrainës përmes zgjedhjeve të drejta dhe transparente”, tha zëdhënësi i BE-së Stefan de Keersmaecker, duke shtuar se “Ukraina është një demokraci, Rusia jo”.
Zëdhënësi i Komisionit, për më tepër, vuri në dukje edhe një herë se nuk do të ketë zgjidhje të qëndrueshme për një zgjidhje paqësore pa përfshirjen e Ukrainës dhe pa BE-në.
“Siguria e Ukrainës lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e BE-së”, tha ai.
Zëdhënësi përmendi gjithashtu edhe kontributin e BE në marrëdhëniet me Kievin
Ai përmendi edhe kontributin e BE-së Marrëdhëniet me Kievin që në fillim kanë qenë të shkëlqyera, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë ushtarak./abcnews.al