BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit

Bashkimi Evropian konsideron se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit me qasjen ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përcjell albinfo.ch. “Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e […] The post BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit appeared first on Albinfo.

BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit

Bashkimi Evropian konsideron se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit me qasjen ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përcjell albinfo.ch.

“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e BE-së.

Zyrtarët e këtij institucioni shpjegojnë se Neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit qartazi nënvizon se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kërkesa në fjalë ishte në rend ditë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE më 5 mars, por u hoq papritmas nga rendi i ditës.

Zyrtarët serbë e cilësuan këtë si fitore të tyre.

The post BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit appeared first on Albinfo.