BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë appeare Bashkimi Evropian e ka vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët kosovarë në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e përcjellë nga […] The post BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë appeared first on INA ONLINE.

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

The post d first on INA ONLINE.BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë appeare

Bashkimi Evropian e ka vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët kosovarë në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”, ka theksuar Stano.

Ai tutje ka thënë se BE-ja pret që palët të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre të dialogut, që sipas tij mbeten të vlefshme dhe detyruese.

“Ne gjithashtu presim që palët të sigurojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e dialogut dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin”, ka theksuar tutje Stano.

Reagimi i Bashkimit Evropian vjen pasi autoritetet serbe kanë bllokuar dhjetëra autobusë me qindra udhëtarë nga Kosova, duke mos lejuar hyrjen në Serbi. Krerët e institucioneve në Kosovë një veprim të tillë e kanë vlerësuar si hakmarrje të Serbisë ndaj civilëve kosovar për votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE në Asamblenë Paralamentare.

The post BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Serbia Bashkimi Evropian Lirin Serbis Peter Stano Kosov Situata Reagimi Bashkimit Kosova Serbi Asamblen Paralamentare

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Serbia Bashkimi Evropian Lirin Serbis Peter Stano Kosov Situata Reagimi Bashkimit Kosova Serbi Asamblen Paralamentare

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online