BE: SHBA po nis përplasjen/ Ironia e Schultz: Mbrojmë demokracinë nga armiqtë e saj

Europa iu është përgjigjur deklaratave të zevendespresidentit amerikan JD Vance se demokracia dhe vlerat themelore te kontinentit janë ne rrezik. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk eshte e drejte qe te tjerët t’i tregojnë Europes çfarë te beje dhe veçanërisht kur janë vende aleate. “Demokracitë e sotme në Gjermani dhe Evropë bazohen në vetëdijen [...]Read More...

BE: SHBA po nis përplasjen/ Ironia e Schultz: Mbrojmë demokracinë nga armiqtë e saj

Europa iu është përgjigjur deklaratave të zevendespresidentit amerikan JD Vance se demokracia dhe vlerat themelore te kontinentit janë ne rrezik.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk eshte e drejte qe te tjerët t’i tregojnë Europes çfarë te beje dhe veçanërisht kur janë vende aleate.

“Demokracitë e sotme në Gjermani dhe Evropë bazohen në vetëdijen historike se demokracitë mund të shkatërrohen nga antidemokratët radikalë. Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi krijuar institucione që sigurojnë që demokracitë tona mund të mbrojnë veten kundër armiqve të tyre dhe rregulla që nuk kufizojnë lirinë tonë, por e mbrojnë atë”, tha Scholz.

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se fjalimi i JD Vance ne Mynih la përshtypjen se Shtete e Bashkuara po përpiqen te fillojnë nje përplasje me Europen.

Kallas shtoi se aleatët duhet të fokusohen në kërcënime më të mëdha si agresioni rus ndaj Ukrainës.

Ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius kritkoi gjithashtu Vance dhe tha se ishte pikërisht ai qe vuri ne pikëpyetje demokracinë gjermane dhe eueopiane.

Kryeministri rumun Marsel Ciolacu iu përgjigj numrit dy te shtepise se bardhe, qe e quajti gabim anulimin e zgjedhjeve presidenciale.

Ai tha se vendi i tij mbetet një mbrojtës i vlerave demokratike që ndan Evropa me SHBA dhe theksoi përkushtimin e autoriteteve rumune per garantimin e zgjedhjeve te lira.