Begaj shkon në KFOR, pritet nga Barduani

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka shkuar sot për vitizë në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë, ku është pritur nga komandanti i misionit, gjeneralmajor Enrico Barduani. “Vizita ishte mundësia për të prezantuar aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të

Begaj shkon në KFOR, pritet nga Barduani

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka shkuar sot për vitizë në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë, ku është pritur nga komandanti i misionit, gjeneralmajor Enrico Barduani.

“Vizita ishte mundësia për të prezantuar aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha KFOR në njoftimin për vizitën e tij,.

Barduani uroi gjithashtu Presidentin Begaj për kontributet e kahershme të Shqipërisë në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.