Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti

Welcome to Kosova Today

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik Durakut në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci. MPJ thotë se lidhur me këtë rast, ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, ka informuar vendet e QUINT-it të akredituara në Serbi. “Ambasadori Jashari i […]

Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik Durakut në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci.

MPJ thotë se lidhur me këtë rast, ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, ka informuar vendet e QUINT-it të akredituara në Serbi.

“Ambasadori Jashari i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për ta marrë informacionet rreth arsyeve të arrestimit të z. Duraku, si dhe ofrimin e detajeve tjera relevante përkatëse. Ambasadori Jashari po ashtu ka komunikuar me përfaqësitë diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, të cilët i ka njoftuar lidhur me rastin”.

Tutje në përgjigjen e dhënë për klankosova.tv, MPJ bën të ditur se Sadik Durakut i është dhënë terapi përkatëse për shkak se gjendet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Familjarët e z. Duraku kanë theksuar se ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe avokati mbrojtës ka konfirmuar se atij gjatë kohës së mbajtjes i është dhënë nga autoritetet e burgut terapia përkatëse”.

Duraku është arrestuar nën pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe gjatë viteve 1999.

Ministria e Jashtme konfirmon po ashtu raportimet e klankosova.tv, se Duraku ka dalë sot para gjykatës në Beograd, ndërsa dhe të njëjtit tashmë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

“Z. Duraku, sot, e Premte, 19 prill 2024, në ora 9:00 ka dalur para gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd. Sipas avokatit mbrojtës, Gjykata ka marrë vendim me të cilin atij i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”.

Sipas Minstrisë së Jashtme, Sadik Duraku, u ndalua nga autoritetet serbe ndërsa ishte duke u kthyer në Republikën e Kosovës me veturën e tij personale.

“Në lidhje me pyetjet tuaja deklarojmë se sipas njoftimit të pranuar nga avokati mbrojtës dhe familjarët e z. Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës, nga fshati Damjan, Komuna e Gjakovës, (i cili ka po ashtu edhe shtetësi të Britanisë së Madhe), është arrestuar më 17 prill 2024, në Vendkalimin Kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci. Ai ka qenë duke u kthyer në Republikën e Kosovës me veturën e tij personale”.

“Pas arrestimit, z. Duraku i është komunikuar nga autoritetet serbe se është i ngarkuar me pretendimet për kryerje të krimeve të luftës gjatë luftës në Kosovë më 1999, ku pastaj është dërguar në Beograd në mbajtje edhe për 48 orë, në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd’’.

Ndaj tij pretendimet për kryerje të krimeve të luftës i ka ngritur Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit.

Mes tjerash Ministria e Jashtme tha për klankosova.tv se ambasadori Jashari, po ashtu ka bërë kërkesë zyrtare tek autoritetet serbe për lejim të vizitës së tij e cila pritet të realizohet ditët në vijim.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ministria Jashtme Diaspor Kosov Sadik Durakut Kroaci Serbi Batrovci Jetish Jashari QUINT Ambasadori Serbis Duraku Quint Tutje Familjar Beograd Premte Gjykat Krime Sipas Gjykata Minstris Republik Damjan Komuna Gjakov Britanis Madhe Vendkalimin Kufitar Qendr Paraburgimit Prokuroria Beogradit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ministria Jashtme Diaspor Kosov Sadik Durakut Kroaci Serbi Batrovci Jetish Jashari QUINT Ambasadori Serbis Duraku Quint Tutje Familjar Beograd Premte Gjykat Krime Sipas Gjykata Minstris Republik Damjan Komuna Gjakov Britanis Madhe Vendkalimin Kufitar Qendr Paraburgimit Prokuroria Beogradit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online