Beqa: Vendimet dhe vazhdimi i qëndrimit në pozitën pas gjashtë muaj si U.D është në kundërshtim me ligjin
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-anëtari i Komisionit për Legjislacion, Hajdar Beqa, për Front Online ka kritikuar ashpër praktikat e emërimit të zyrtarëve të lartë publikë në cilësinë e ushtruesit të detyrës (U.D.) për periudha më të gjata se gjashtë muaj, duke e cilësuar këtë si shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit. “Pozita
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-anëtari i Komisionit për Legjislacion, Hajdar Beqa, për Front Online ka kritikuar ashpër praktikat e emërimit të zyrtarëve të lartë publikë në cilësinë e ushtruesit të detyrës (U.D.) për periudha më të gjata se gjashtë muaj, duke e cilësuar këtë si shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit.
“Pozita e zyrtarëve të lartë, për pozitën e u.d por edhe me Ligjin për Shërbyes nuk lejohet që të ketë mandat më shumë se gjashtë muaj. Çdo tejkalim i afatit 6 muaj është shkelje ligjore,” deklaroi Beqa.
Ai theksoi se përgjegjësia për këto shkelje bie mbi institucionet kompetente.
“Në këtë rast është përgjegjësi e organeve kompetente.” shtoi ai.
Sipas tij, këto emërime të zgjatura nuk janë të rastësishme, por pjesë e një politike të qëllimshme nga ana e Qeverisë.
“Gjitha pozitat që janë me u.d, ka qenë tendencë e Qeverisë që me i manipulu dhe me i shantazhu” potencoi Beqa për Front Online.
Beqa gjithashtu ngriti shqetësimin për vendimet që merren nga zyrtarët që kanë tejkaluar afatin ligjor si ushtrues detyre.
“Edhe vendimet e u.d pas mandatit janë në kundërshtim me ligjin. Nuk ka përformancë me u.d.” përfundoi ai.