Beqa: Ligjit nuk mund t’i ik as Albini e askush tjetër

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se çështja për dëshminë e Kurtit në Prokurorinë Speciale  është në kompetencë të Prokurorisë dhe shteti duhet të funksionojë në përputhje me ligjin. Ai tha se çdo individ, përfshirë Kryeministrin Kurti, duhet të përgjigjet para ligjit. ‘’Kjo çështje është e Prokurorisë, mendoj që shteti duhet

Beqa: Ligjit nuk mund t’i ik as Albini e askush tjetër

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se çështja për dëshminë e Kurtit në Prokurorinë Speciale  është në kompetencë të Prokurorisë dhe shteti duhet të funksionojë në përputhje me ligjin. Ai tha se çdo individ, përfshirë Kryeministrin Kurti, duhet të përgjigjet para ligjit.

‘’Kjo çështje është e Prokurorisë, mendoj që shteti duhet të funksionojë dhe duhet të përgjigjet secili para ligjit. Ligjit nuk mund t’i ik as Albini e askush tjetër’’, tha për FrontOnline Beqa.

Beqa shtoi se Kurti ka një detyrim ligjor për t’u përgjigjur ftesës së Prokurorisë, dhe nëse ai nuk e bën këtë, Prokuroria ka të drejtë ta dërgojë atë para organit të akuzës me një urdhër arresti.

‘’Kurti e kam obligim e detyrim ligjor t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë, në të kundërtën obligohet prokuroria t’i lëshoje fletë arrest’’, deklaroi Beqa.