Berberi: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, formim dhe ruajtje e identitetit kombëtar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka përcjellë sot episodin e radhës të podkastit EduLab, që i kushtohet mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë. Protagoniste të këtij episodi janë Anila Berberi, mësuese në shkollën “Skanderbeg” (Parma) një nga shkollat e para të hapura në Itali, si dhe mësuesja Silvana Dogani. […] The post Berberi: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, formim dhe ruajtje e identitetit kombëtar appeared first on Albinfo.

Berberi: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, formim dhe ruajtje e identitetit kombëtar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka përcjellë sot episodin e radhës të podkastit EduLab, që i kushtohet mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë.

Protagoniste të këtij episodi janë Anila Berberi, mësuese në shkollën “Skanderbeg” (Parma) një nga shkollat e para të hapura në Itali, si dhe mësuesja Silvana Dogani. Po kështu, të ftuara janë dhe dy vajza shqiptare, Sindi dhe Stefani, që jetojnë në Itali, ndërkohë që ndjekin edhe mësimet e gjuhës shqipe.

Në këtë podkast, mësuesit dhe nxënëset folën për pëvojat dhe sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat shqipe në Itali, ndërsa sipas mësueses Berberi, “mësimi i gjuhës shqipe ndihmon në formimin dhe krijimin e identitetit kombëtar”.

Silvana, një tjetër mësuese me përvojë më të hershme në mësimdhënie, ndërsa ajo thotë se, “shkolla e parë e gjuhës shqipe në Itali është hapur në vitin 1999 në Orsonja. Më është dhënë mundësia që të hap një tjetër shkollë në Ortona, Tolo dhe Peskara”.

“Programi i shkollës verore që u bë këtë vit në Shqipëri, programi “Jam shqiptar”, juve keni pasur mundësi të frekuentoni shkollat dhe të përmirësoni shqipen tuaj. Në shkollën time, në orën e parë ne përdorim teksin unik që është përgatitur nga Ministria e Arsimit shqiptar në bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe në orën e dytë bëjmë laboratorë me tema didaktike. Kemi pasur edhe tekstin e nivelit të dytë, për moshat më të rritura si Sindi dhe Stefi”, shprehet Berberi, transmeton atsh përcjell albinfo.ch.

Dy mësueset shqiptare, theksuan gjithashtu se trajnimet janë një pjesë e zhvillimit të mësimdhënies së tyre.

“Një herë në vit ne mblidhemi në seminare, shkëmbejmë përvoja dhe eksperienca nga mësuesit jashtë Italisë. Të gjitha këto shërbejnë për rritjen profesionale tonën që të bëhemi më profesioniste në mësimdhënien e gjuhës shqipe”, u shprehën ato.

The post Berberi: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, formim dhe ruajtje e identitetit kombëtar appeared first on Albinfo.