Berisha: Nëse Kurti s’i pranon kërkesat tona s’e kemi problem të qëndrojmë në opozitë e as zgjedhjet e reja

Kryetari i Partisë Liberal Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk i pranon kërkesat e tyre atëherë nuk e kanë problem të qëndrojnë në opozitë, e as të shkojnë në zgjedhje të reja. Gjatë një interviste në “Frontal” të T7, ai ka thënë se kanë relacion të shëndosh me

Berisha: Nëse Kurti s’i pranon kërkesat tona s’e kemi problem të qëndrojmë në opozitë e as zgjedhjet e reja

Kryetari i Partisë Liberal Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk i pranon kërkesat e tyre atëherë nuk e kanë problem të qëndrojnë në opozitë, e as të shkojnë në zgjedhje të reja.

Gjatë një interviste në “Frontal” të T7, ai ka thënë se kanë relacion të shëndosh me secilën parti.

“Kemi relacion shumë të shëndosh me secilën parti”.

“Nëse z. Kurti s’arrin ta bëjë qeverinë, ne të njëjta kërkesa do t’i kemi edhe për mandatarin e dytë. Aq sa na respektojnë, do t’i respektojmë.

“Z Kurti dhe përfaqësuesit e VV-së kanë thënë që janë numrat. Unë s’e di. E di vetëm për partinë. Nëse realizohen kërkesat tona, ai e ka votën tonë. Nëse ai s’e respekton kërkesat tona, e marrim vendimin në kryesi të partisë. Si PLE, s’i kem problem as zgjedhjet e as qëndrimin në opozitë”, ka thënë ai.