Zviceranët çdo herë e më pak dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA

77 përqind e të anketuarve do të hiqnin dorë ose do të hezitonin të udhëtonin në SHBA për shkak të administratës Trump The post Zviceranët çdo herë e më pak dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA appeared first on Albinfo.

Zviceranët çdo herë e më pak dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA

Janë gjithnjë më të pakët në numër zviceranet që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktën kjo është ajo që del nga një sondazh i ri në shkallë të gjerë i kryer nga grupi mediatik Tamedia midis 35,132 banorëve zviceranë.

Ai zbuloi se më shumë se tre të katërtat (77 përqind) e të anketuarve do të hiqnin dorë ose do të hezitonin të udhëtonin në SHBA për shkak të administratës Trump, ndërsa 22 përqind thanë se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, përcjell albinfo.ch.

Midis grupit të fundit, 40 për qind e atyre midis 18 dhe 34 vjeç janë më të prirur për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa vetëm 8 për qind e atyre të moshës 65 vjeç e lart do ta bënin këtë.

The post Zviceranët çdo herë e më pak dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA appeared first on Albinfo.